Mesfushori belg

Fellaini zyrtarizohet te klubi kinez

Manchester United ka njoftuar shitjen përfundimtarë të mesfushorit belg Marouane Fellaini në kampionatin kinez të futbollit, te skuadra e Shandong Luneng.

Mesfushori 31-vjeçar luante me “Djajtë e kuq” prej më tepër se 5 sezonesh, pasi iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2013.

Gjatë eksperiencës së tij në “Old Trafford”, Fellaini luajti 119 ndeshje, duke shënuar edhe 12 gola me fanellën e skuadrës angleze.