Goli i Mario Fellaini në minutat shtesë të ndeshjes kundër kampionit të Zvicrës Young Boys, ia ka siguruar skuadrës nga Old Trafford kalimin në 1/8’ën e finales së Ligës së Kampionëve

Manchester United ka fituar në fund të ndeshjes për ta siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Në pjesën e parë kishte një rezultat të baraspeshuar edhe pse Manchester United kërkonin më shumë për të shënuar golin e parë të epërsisë.

Ata kishin posedimin por edhe tentimin në portë.

Të njëjtën ecuri United e pati edhe në pjesën e dytë pasi që deri në minutën e 70’të nuk pati shumë goditje të sakta në portë.

Pavarësisht se Manchester United sulmuan më shumë, gol nuk pati deri në fund të ndeshjes.

E ai erdhi në momentet e fundit, ku anglezët thyen mbrojtjen e zviceranëve me Fellainin që shënoi në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore United kalon në fazën tjetër të garës prestigjioze europiane kurse në ndeshjen e fundit do të takohet me Valencian pas dy jave të cilët do të garojnë më shumë gjasë në Europa Ligë sezonin e ardhshëm.