Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit Energjetik (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se tarifat e energjisë elektrike janë më të lirat në Evropë, por edhe pagat janë më të ulëtat.
“A janë shtrenjtë a lirë, për ZRRE-në, në bazë të ligjit duhet me reflektu koston e furnizimit me energji elektrike. Për shkak se i kemi pagat e ulëta, edhe 50 euro me pagu energji elektrike është shumë shtrenjtë për qytetarin tonë. Ekonomia e Kosovës është shumë e varfër. Tarifat e energjisë elektrike në Kosovë janë më të lirat në Evropë, mirëpo edhe pagat janë më të ulëtat”, ka thënë Zejnullahu në “Konfront” të KTVs-ë.
Sipas Zejnullahut, më muajin dhjetor, janë importuar rreth 18 milionë euro energji elektrike.
“Nëse e krahasojmë me nëntorin, është përgjysmë. Këtë rritje të konsumit e shkaktojnë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike”, ka shtuar ai.







