Federer për incidentin e Serena: Është e mirë për shoqërinë dhe tenisin

Incidenti, akter i të cilit në finalen e SHBA Open ishte Serena Williams, është ende subjekt i shumë debateve në botën e tenisit.

Roger Federer, i cili u mposht në gjysmëfinalet e Masters në Paris, beson se, nëse asgjë tjetër, i gjithë rasti u nis me debatin e nevojshëm.

Në finale kundër Naomi Osaka, Williams u ndesh me arbitrin Carlos Ramos, të cilin e quajti “një hajdut”. Ajo u dënua me një paralajmërim për stërvitje dhe thyerje të reketit, dhe më pas edhe me humbjen e gemit.

Përplasja mes Williamsit dhe Ramos shkoi aq larg sa amerikania më vonë në një konferencë për media akuzoi arbitrin për seksizëm. Megjithatë, Federer beson se e gjithë kjo mund të ishte shmangur, transmeton KosovaPress.

“Ka këtu gjithçka nga pak, por unë mendoj se në njëfarë pike se Serena duhej të largohej pak, por ajo shkoi shumë larg. Ajo duhej të mendonte për pasojat më parë dhe arbitri nuk duhej ta bënte të shkonte deri në kufi. Është e gjitha e sikletshme, por rasti është interesant në vetvete”, tha zvicerani.

Ai shtoi se shembuj të tillë mund të jenë shumë të rëndësishëm, jo vetëm për tenisin. “Gjithçka që është e mirë për shoqërinë tonë dhe provokon polemika është e mirë, unë jam për të. Tenisi gjithmonë ka qenë një sport në të cilin lojtarët sillen si duhet. Për shembull, luftëtari Connor McGregor në MMA dhe në disa sporte të tjera shajnë dhe pështyjnë njëri-tjetrin në baza të rregullta. Situatën në të cilën u ndodh Serena, e kam shikuar nga kënde të ndryshme për të kuptuar arbitrin, Osakën, audiencën e Serenës”, përfundoi Federer.