Kroaci

Federata kroate paguan një gjyqtar gjerman për ta ndarë drejtësinë në derbi Dinamo – Hajduk

Gjermani Danijel Zibert është deleguar nga Federata Kroate e Futbollit për të dhënë drejtësinë në ndeshjen e Hajdukut nga Spliti dhe Dinamo e Zagrebit në Poljud dhe tashmë dihet se sa para do të marrë për këtë ndeshje.

Ndeshja është caktuar për datën 30 mars dhe sipas portalit Sportalo.hr, Siebert do të jetë 6000 euro më i pasur, ndërsa ndihmësit e tij do të fitojnë nga 3000, transmeton Ballkani.info.

Kjo është një shifër pothuajse në nivelin e Ligës së Kampionëve, sepse arbitrat në këtë kompeticion marrin nga 7000 euro secili dhe rrogat ditore do të jenë shumë më të larta se në pesë ligat e para. Vitin e kaluar dolën informacione se gjyqtarët më të paguar janë në Primera spanjolle, ku dyshohet se marrin 4200 euro për ndeshje, ndërsa pagat në ligat e tjera më të mira të planetit janë shumë më pak.

Nëse Siebert dhe ekipi i tij do të sjellin paqe në derbin kroat, mbetet për t’u parë.