Federata e Anglisë hap procedurë ndaj Tuchelit e Contes
Majlnda Sylejmani
Foto: Ballkani.info
Federata e Futbollit të Anglisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit gjerman të Chelseat, Thomas Tuchel, dhe trajnerit italian të Tottenhamit, Antonio Conte, raporton BBC. Tuchel e Conte patën një konfrontim të dielën mbrëma pas përfundimit të derbit të Premier Leagues mes dy skuadrave. Ndeshja mbaroi 2:2. Të dy u përjashtuan me të kuq. Tuchel […]
Federata e Futbollit të Anglisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit gjerman të Chelseat, Thomas Tuchel, dhe trajnerit italian të Tottenhamit, Antonio Conte, raporton BBC.
Tuchel e Conte patën një konfrontim të dielën mbrëma pas përfundimit të derbit të Premier Leagues mes dy skuadrave. Ndeshja mbaroi 2:2.
Të dy u përjashtuan me të kuq.
Tuchel e Conte kanë deri më 18 gusht kohë për të reaguar ndaj akuzave.