FC Prishtina u bashkohet klubeve më të mëdha evropiane

Klubi më i trofeshme në futbollin kosovar, FC Prishtina, edhe zyrtarisht është anëtarësuar në Asociacionin e Klubeve Evropiane (ECA).

Lajmi është konfirmuar nga klubi bardh e kaltër përmes faqes zyrtare të saj në “Facebook”. Kështu, Prishtina bëhet klubi i parë kosovar që anëtarësohet në ECA.

Kjo njohje e FC Prishtinës nga ECA vjen disa javë pas një takimi të presidentit Remzi Ejupi me shefin e punëve të ECA, Olivier Jarosz.

ECA është themeluar më 2008 nga Andrea Agnelli, pronar i Juventusit. ECA është pasardhëse e ish-grupit të klubeve, e njohur si G-14.

ECA ka mbi 230 klube nën ombrellën e saj, kryesisht klubet më të mëdha nga shtet evropiane.

loading…