Basketboll

FBK nënshkruan Memorandumin me MKRS-në

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nënshkruar Memorandumin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Marrëveshjen e kanë nënshkruar Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.

FBK dhe MKRS kanë bashkëpunim të ngushtë dhe ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë në vitin 2024.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjithmonë ka qenë përkrahëse e organizimeve të FBK-së, e për këtë Federata e Basketbollit e Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohëse. /Ballkani.info