Fazliu: U desh që babai i Kadri Veselit të pësojë sulm në tru, që ta shoh djalin e tij

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faik Fazliu ka thënë se është e çuditshme pse vendet e tjera të garantojnë për qytetarët e Kosovës, kur institucionet e Republikës së Kosovës janë aktive.

Fazliu në Pressing të T7 tha se udhëheqësit e institucioneve në Kosovë duhet të dëshmojnë se nuk kanë inate e as tendenca personale ndaj Thaçit dhe të tjerëve që po akuzohen në Hagë.

“Nuk është përzierje në punët e drejtësisë, Kurti e Osmani e kanë për obigim të jenë serioz sepse në radhë të parë këta janë qytetarë të Kosovës. Kjo gjykatë thirret se është e Kosovës, nuk është gjykatë ndërkombëtare, dhe unë po cuditem pse duhet vendet e tjera të garantojnë për qytetarët e Republikës Kosovës kur janë institucionet e vendit aktive. Udhëheqësitë e vendit duhet të dëshmojnë se nuk kanë inate e as tendenca personale për personat që janë atje”, tha Fazliu.

Tutje ai tha se fatkeqësisht është dashur që babai i Veselit të pësojë sulm në tru që të mund ta shihte djalin e tij.

“E vetmja është kjo gjykatë në botë, burgu ku janë tani udhëheqësitë edhe burgu i Guantanamos ku nuk lejohen familjarët t’i vizitojnë të burgosurit. Fatkeqsisht është dashtë që babai i Kadri Veselit të ketë sulm në tru ose të jetë shumë I sëmurë që ai të vijë ta shoh, Në Hagë nuk lejohen t’i vizitojnë familjarët. Të gjithë kanë pranuar të bashkëpunojnë. Qëllimi është t;I thejnë moralisht”, tha ai.