Fazliji i gatshëm për Suedinë

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji, duke se është rikuperuar në kohë nga një lëndim muskulor për të qenë i gatshëm për takimin e së dielës kundër Suedisë.

Fazliji përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është mëse i gatshëm për takimin e pas dy ditëve, duke i dhënë një lajm të shkëlqyer teknikut Bernard Challandes. 

“Pas problemit që pata me lëndim, tani jam i gatshëm për të dielën. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv”, ka shkruar mbrojtësi i St. Gallen.

Kosova luan të dielën ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, teksa në Prishtinë pret Suedinë e udhëhequr nga Zlatan Ibrahimoviq.