Fauci jep paralajmërime për mundësinë e shfaqjes së një varianti më të rëndë se Delta

Këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, paralajmëroi se një variant më i rëndë i coronavirusit mund të shfaqet derisa mesatarja e rasteve të reja ditore në SHBA tani po i afrohet 100 mijë, duke tejkaluar nivelin e transmetimit të verës së kaluar, ku nuk ishin në dispozicion vaksinat.

Sipas medieve të huaja, Fauci në një intervistë e cila u publikua të mërkurën në mbrëmje, tha se SHBA-ja mund të jetë në telashe nëse një variant i ri kapërcen Deltën, që tashmë ka një ngarkesë virale 1,000 herë më të lartë se lloji origjinal i COVID-19.

Delta ka përmbysur përgjigjen e SHBA-së ndaj pandemisë, pasi është vërtetuar se është e aftë të infektojë edhe njerëzit që janë të vaksinuar.

Moderna paralajmëroi se infeksionet e mëdha do të bëhen më të zakonshme pasi varianti Delta vazhdon të përhapet.

Sidoqoftë, vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, dhe shumica dërrmuese e infeksioneve të reja janë në mesin e njerëzve të pavaksinuar.