Fauci: Britania nuk ka qenë “aq e kujdesshme” sa SHBA-ja në aprovimin e vaksinës për COVID-19

Top eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se Britania e Madhe nuk ka qenë aq rigoroze sa SHBA-ja në procesin e aprovimit të vaksinës për COVID-19.

Britania e Madhe të mërkurën është bërë shteti i parë në botë që ka aprovuar vaksinën e Pfizerit për trajtimin e koronavirusit të ri.

“Britania nuk e ka bërë me aq kujdes”, ka thënë Fauci për “Fox News”. “Nëse shkoni shpejt dhe e bëni sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”.

Fauci ka thënë se aprovimi i vaksinës nga SHBA-ja do të vijë “shumë shpejt”.

Zyrtarët e Shëndetësisë në Britani ka thënë se procesi i aprovimit të vaksinës ka qenë rigoroz dhe vaksina është e sigurt dhe efikase.