Fatura

Faturimi i Energjisë elektrike në veri, në këtë muaj pritet të fillojë faturimi

Gjatë muajit mars pritet që të fillojnë faturimet për qytetarët e komunave veriore.

Zyrtarët e Elektroserverit nesër do të dalin në terren, ku do të identifikojnë një nga një shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që nga marsi të filloj faturimi i të gjithë qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar.

Prej janarit është pagesa paushall në vlerë prej 20 euro, por gjithë sahatave për rrymë do të nisë, sipas bisedimeve, në muajin mars. Këto biseda i kemi pritë edhe prej tjetër kompani, KOSTT-i por s’kanë kallxu interesimin me kanë si kompani në pjesën veriore”, ka deklaruar Nedzad Ugljanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore.

Marsi do të jetë muaji që pas shumë viteve qytetarët e veriut do të fillojnë të paguajnë për energjinë elektrike.

Ugljani tha se qytetarët duhet të mësohen me obligimet e tyre.

Janë kanë 24 vjet anaraki edhe janë mësu njerëzit mos me pagu, po qetash është obligative dhe do të vijnë edhe tjera oblligacione qytetare”, ka thënë Ugljanin për RTV Dukagjini.