Fatos Nano konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e PS-së

Ish -kreu socialist Fatos Nano ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit në Kongresin e PS-së. Ramës i duhet prania e tij në Kongres edhe si një simbol i unitetit dhe supermacisë qē kërkon tē tregojë në raport me opozitën.

Nuk dihet ende nëse Nano do të mbajë fjalim apo jo. Ish-kryeministri ka 14 vjet që është tërhequr nga politika aktive. Ai tentoi dy herë të zgjidhej President i Republikës, por nuk mori mbështetjen as të vetë PS-së, raporton Lapsi.a;