Fatos Beqiraj starton për Malin e Zi në ndëshjen e tensionuar kundër Serbisë

Mali i Zi dhe Serbia ballaqohen sonte në ndeshjen e tretë të grupit 4 të ligës C të Ligës së Kombeve.

Ndeshja pritet të jetë e ashpër, pasi që para saj ka pasur incidente ndermjet tifozëve serbë dhe atyre malazez.

Policia e Malit të Zi i ka ndaluar shumë serbë që ta ndjekin nga afër këtë takim, shkruan ballkani.info.

Siç raportojnë mediat serbe, ekipi i tyre është fishkëllyer me të arritur në stadium.

Të dy kombëtarët i prijnë grupit me nga 4 pikë.

Në formacionin startues të Malit të Zi është edhe futbollisti kosovar nga Peja, Fatos Beqiraj. /Ballkani.info/