Fatos Arapi: Si s’të desha pak më shumë

Fatos Arapi, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmi u bë i ditur paraditen e sotme nga mediat shqiptare dhe miqtë e shkrimtarit, Fatos Arapi.

Fatos Arapi, disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008, ai fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Ballkani.info ju sjellë njëren nga poezitë e shkrimtarit Fatos Arapit, poezi të cilën publiku e ka vlerësuar më së shumti:

SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË

Unë e desha përtej vdekjes,

Ashtu dashurova unë

Edhe prap s’ia fal dot vetes:

S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,

T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,

Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-

Asaj që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”.

/Ballkani.info/