Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se janë ndarë shtatë milionë euro fonde që do të investohen në krijimin e infrastrukturës për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Ai gjithashtu ka shtuar kanë pranuar edhe një grand tjetër prej dy milionë eurosh nga Japonia, të cilat do të investohen për pajisje që ndihmojnë në menaxhimin e mbeturinave.

“Kjo është një ditë simbolike për komunitetin rom. Dëshiroj të vë theksin te ruajtja e ambientit. Nuk është e mjaftueshme që sot të pastrohet kjo hapësirë dhe pas disa ditësh sërish të kthehet në gjendjen e njëjtë. Lus edhe komunitetin rom edhe të tjerët që të kenë kujdes për hapësirat në të cilat rriten fëmijët”.

“Do të vazhdojnë investimet në krijimin e infrastrukturës për grumbullim dhe menaxhim të mbeturinave. Kemi shpallë shtatë milionë euro grant bashkë me GIZ-in. Kemi ndarë 1.2 milion euro për disa komuna përfituese”.

“Këto ditë do fillojmë edhe me shpërndarjen e kontenjerëve për komunat e tjera. Kemi edhe një grand tjetër prej dy milionë eurosh nga Qeveria e Japonisë për pajisje në menaxhimin e mbeturinave. Shenjat janë të mira që të ketë edhe donatorë të tjerë”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, organizata “Let’s Do It” ka organizuar një aksion pastrimi në Lagjen Rome në Fushë-Kosovë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.