Fatmir Limaj uron Jakup Krasniqin në ditëlindjen e 70-të: Bac, të uroj kthim të shpejtë në vendlindje!

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka uruar në ditlindjen e 70 të tij, Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nimsa Socialdemokrate dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin.

Limaj i ka uruar Krasniqit kthim sa më të shpejtë në familje dhe pranë shokëve që e presin.

Urimi i plotë i Limajt:

Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup!
Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur largë familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut.
Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë.
Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac!
FL