Fatmir Humolli: Qeveria Kurti t’iu kërkojë falje qytetarëve për zhgënjimin dy-vjeçar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, thotë se Qeveria Kurti duhet të dalë dhe t’iu kërkojë falje qytetarëve për zhgënjimin dy vjeçar që ka shkaktuar.

Humolli ka akuzuar zyrtarët e shteti se nuk po shohin sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Qeveria duhet të kërkojë falje para qytetarëve, sepse kanë shkaktuar zhgënjim të madh këto dy vite. Nuk shohin përtej zyrave të veta”, ka thënë Humolli.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar që të ndalë ikjet, dhe se tashmë të rinjtë vetëm presin për të marrë pasaportën dhe për të ikur jashtë vendit.

“Qytetarët besuan që do të kthehet besimi. Unë e kam përjetuar edhe në luftë, që njerëzit kanë pasur shpresë që do të vijnë ditë të mira. Sot po e shohim që fëmijët e bashkëluftëtarëve e duan të ikin jashtë vendit. Sikur të ishte menaxhuar drejt ka pasur mundësi reale për t’i ndalë ikjet”, ka shtuar tutej Humolli.