Fatkeqësia në Evropën Perëndimore: Të paktën 150 të vdekur, mbi 1000 të zhdukur

Gjermania dhe Belgjika janë ende duke luftuar me përmbytjet katastrofike që morën 150 jetë njerëzish, dhe fati i rreth 1000 njerëzve ende nuk po dihet.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ai ishte “shtangur” nga shkatërrimi që shkaktoi stuhinë.

Vetëm në një shtëpi pleqsh, 12 persona humbën jetën. Hidrologia Hana Kloke tha se katastrofa ishte një “dështim i sistemit epokal”, pasi paralajmërimi i përmbytjes u lëshua në kohë. Ekspertët tani paralajmërojnë se katastrofa si kjo janë pasojë e ndryshimit të klimës, raporton france24.

Inxhinierët dhe zjarrfikësit natën e kaluar nxorrën ujë nga liqeni dhe kështu ulën nivelin e ujit me rreth 2 centimetra.

“Situata është tani e qëndrueshme, por jo jo kritike”, thanë autoritetet lokale.

Banorëve që jetojnë përgjatë lumit Wupper u është thënë të largohen menjëherë nga zona.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në jug të Hollandës pasi uji shpërtheu në argjinaturat, raporton reuters.