Lajmi i fundit

Fatjona Kasapi lufton për të bronztën në Evrpianin e xhudos

Xhudistja jonë, Fatjona Kasapi do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos për grupmoshat U23, që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Kasapi në raundin e parë të repesazhit e mposhti xhudisten nga Polonia, Paulina Zemla.

Ndërkaq, deri te lufta për të bronztën, Kasapi në raundin e parë të kësaj gare e mposhti me Wazaari, garuesen nga rumania, Jamez Romero Yudelsis, kurse në raundin e dytë Fatjona mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Ukraina, Alina Shylova.

Garuesja jonë në çerekfinale u takua me holandezen Elin Henninger, nga e cila humbi me Wazaari dhe Ippon, kurse në raundin e parë të repesazhit e mposhti polaken, Paulina Zemla.

Tani, Fatjona do të luftojë për medaljen e bronztë të Evropianit të xhudos.