Fati i vështirë i nënës së Zlatan Ibrahimoviqit: Kështu flet futbollisti i njohur për Jurkën, që mbajti barrën më të madhe!

Ylli i njohur i futbollit Zlatan Ibrahimoviq ka pasur një fëmijëri të vështirë, ndërsa barrën më të madhe e ka mbajtur nëna e tij Jurka Graviq, për të cilën dihet shumë pak.

Suedezi i natyralizuar publikoi një autobiografi të quajtur “Adrenaline” ku përmendi nënën e tij, shkruan Gazeta Sport.

– Nënës sime i bleva një apartament në Kroaci, afër Pagas, që të ishte më afër motrave të saj. Ne duam t’i dërgojmë Maxie dhe Vincent tek ajo sa herë që të mundemi, vetëm, pa mamin dhe babin. Ata duhet të mësojnë të jenë të pavarur. Unë dua që ata të kalojnë pak kohë në Kroaci me gjyshen e tyre, e cila mund t’u mësojë shumë – ka shkruar Ibrahimoviq.

– Nëna ime është e qetë sot dhe lumturia e saj më bën të lumtur edhe mua. Mund të lexoni në fytyrën dhe duart e saj se sa shumë punë ka bërë në jetën e saj. Ajo u ngrit në katër të mëngjesit dhe shkoi në punë, u kthye pasdite dhe kujdesej për pesë fëmijë. Ajo kishte dy bashkëshortë ballkanas që pinin dhe ishin më shumë barrë se sa ndihmë – thuhet në rrëfimin e Zlatanit.

Nëna e Ibrahimoviqit, Jurka Graviq, lindi në fshatin Prkos, në bregdetin e Zarës dhe u takua me babanë e tij në Suedi, ku të dy emigruan.

Shefik ka lindur në Bijeljina, dhe ka ardhur në Suedi në vitin 1977, ndërsa Zlatan ka lindur katër vjet më vonë.

Nëna e siguronte jetesën si pastruese dhe rrethanat e familjes u rrënuan nga alkoolizmi i rëndë i babait. Ata u ndanë kur Zlatan ishte dy vjeç. Ai u rrit në Rosengård, një pjesë e Malmö e njohur si geto, lagja e emigrantëve, shkruan Gazeta Sport.

Ai jetonte në kaos, në një vend ku zënkat ishin një dukuri e përditshme. Dhe ai luftoi dhe vodhi: biçikleta, ëmbëlsira, makina …

– Po të kisha nevojë për diçka, nuk do ta blija, por do të shkoja në dyqan, do ta vidhja – tha asi i famshëm në një intervistë.

Dhe kur kishte para për të blerë, nuk ishte e lehtë. Është një histori e njohur se si ai bleu një shtrat me babain e tij Shefik. Mezi i siguruan paratë e shtratit, por nuk kishin më për ta bartur. Kështu babai Shefik dhe Zlatani i vogël e mbanin shtratin nëpër rrugët e Malmos.

Biografia e Zlatanit është plot me momente të vështira që e bëjnë suksesin e tij edhe më të madh… /Gazeta Sport/