FAST Kosova arreston një shtetas të huaj që ndodhej në kërkim ndërkombëtar

Pas një bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, sot nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) është arrestuar shtetasi Çek me iniciale  M.J. (viti i lindjes 1965), i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian, dhe i  dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë vjet për vepër penale “mashtrim” .

Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje.