Faruk Mujka i Vetëvendosjes zgjidhet kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”

Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai të dielën përmes një postimi në Facebook.

Mujka shkroi se kjo ndërmarrje është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe vend ideal për të kontribuuar.

Postimi i tij:

Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine.
Tani, koha për udhëtim të ri.

Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve.

Falemnderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë.

Mbase edhe takohemi gjatë rrugëtimit.