Faqja “UÇK” në Facebook fton qytetarët të tubohen nesër në Karaçevë, nuk flasin nga OVL-UÇK

Një faqe me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në “Facebook”, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës që nesër të marrin rrugë për Karaçevë të Kamenicës, vendin ku gjatë ditës së djeshme u pa xhandarmëria serbe.

Në njoftim thuhet se për këtë është njoftuar edhe kryetari i OLV-UÇK, Hysni Gucati.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga ky i fundit, nëse i njëjti është në dijeni për këtë lloj tubimi, por ai nuk e ka hapur telefonin në thirrjet e vazhdueshme të gazetës.

Njoftimi i shpërndarë në Facebook, po ashtu potencon se për këtë do të njoftohet edhe policia e Kosovës.

Aty ndër të tjera thuhet se nëse shteti i Kosovës nuk ndërmerr masa për atë që po ndodh në Karaçevë, atëherë dot të marrin përgjigje si në vitet 1998-1999.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

Ftesë

Ftojmë të gjithë Qytetartë e Republikes së Kosovës që pas lajmrimit te Gjandarmeris Serrbe Ftohen të gjithë Veterant e Ushtris Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë qytetart e Republikës së Kosovës që neser ne ora 12:00 që të na bashkohen në Karaqevë të Restaurant Oxygeni mandej do vazhdojmë ne vendin e ngjarjes dhe do ti Paralajmrojm Kforin ,Policin dhe Ushtrin e Kosovës FSK-në qe nesër do e vezhgojm situaten, por nëse nuk ndermerr shteti i Kosovës atëher do ti përgjigjemi ashtu si ne vitet e 1998-1999 xhandarmeris Serbe

I njoftuar është edhe OLV-UÇK

Zotri Hysni Gucati

Më Respekt i Kosovës

PATRIOT HALIM BRAHIMI

Rrahim Uksmajli ✍