Fansi i flaktë i Albin Kurtit, e printon fotografinë e tij mbi veturë
Një fans i flaktë i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka printuar fotografinë e këtij të fundit mbi veturën e tij BMW.
Nga dashuria e madhe për ish kryeministrin Albin Kurtin, një qytetar kosovar ka vendosur që veturën e tij BMW ta dizajnoj një mënyrë tjetër.
Ai ka vendosur që ta printoj apo ta vendosë fotografinë e Kurtit mbi pjesën e përparme të veturës së tij.
Fotoja e vendosur mbi veturë, është fotografia kur Albin Kurti kishte bërë vizitë zyrtare në Tiranë, sa ishte kryeministër i Kosovës.
![](https://gazetametro.net/wp-content/uploads/2020/09/albin-kurti.jpg)
Ndryshe simpatizantë dhe anëtarë të VV’së kanë konsideruar se mandati i tij është vjedhur nga Avdullah Hoti, gjë që nuk e ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ku edhe i dha drejtë LDK’së që në krye me Avdullah Hotin të zgjidhte Qeverinë e re.