Familjari i Qerimit: Atë e vranë dora e zgjatur, zyrtarët e UDB’ës

Në orët e hershme të mëngjesit te sotëm u gjet i vrarë në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pëjës, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi. Familjarët e tij kontaktuar nga Express kanë deklaruar se atë e vranë për shkak të mendimeve qe hapur i jepte për UDB’ën dhe kritikave qe i bënte ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Njëri nga familjarët e afërt te tij, kontaktuar nga Gazeta Express ka thënë se Qerimin e vranë pikërisht për shkak të kritikave qe ai i bënte dhe i shprehte haptas ndaj UDB’ës.

“Atë e vrau dora e zgjatur. UDBA. Gjithmonë i ka kritiku. Asnjëherë nuk është ndal. Ka luftu e u mundua për këtë vend. Unë gjatë kësaj jave jam pa me Qerimin. Nuk më ka përmendur qe ka pasur ndonjë problem. Por atë e vranë”, thotë kushëriri i afërt i Qerimit.

I ndjeri ishte invalid i UÇK ‘së. La pas gruan dhe një vajzë.