Familjarët kërkojnë largimin e menjëhershëm të fotografisë së viktimës të dhunës seksuale

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka kërkuar nga mediat që të largohet fotografia e viktimës së dhunës seksuale.

Gjatë seancës së Kuvendit, Bogujevci ka thënë se këtë kërkesë e kanë bërë familjarët e saj dhe kritikuar deputeten Flora Brovina për publikimin e kësaj fotografie.

“Në fotografi shihet viktima, imagjino si ndihet ajo kur e sheh këtë fotografi, kjo i bën mos të trajtohet me dinjitet ai person. Është e padrejtë dhe e padinjititeshme për viktimat, nuk e di a ke qëllu ti Flora me të ndodh diçka e tillë më të pa krejt mediat në atë gjendje, çka nëse si rezultat i asaj fotografie i ndodh diçka viktimës pasi ajo mund të identifikohet”, ka thënë Bogujevci.