Familjarët e shtetasve turq kërkojnë raportim pa media

Komisioni Hetimor Parlamentar i krijuar për të ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosovë, ka filluar intervistimin e familjarëve të të deportuarve.

Njëri nga familjarët, gjatë intervistmit të tij, ka kërkuar që mediat mos të jenë të pranishme gjatë raportimit të tij në këtë komision, me arsyetimin për shkak të situatës që gjendet i ati i tij.

Në këtë komision ishte e planifikuar të raportonte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, por ky i fundit nuk gjendet në Kosovë, ndërsa është intervistuar ish- ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.