Familjarët e personit të mbetur nën rrënoja arrijnë në vendin e ngjarjes

Kërkimet për gjetjen e personit që dyshohet të ketë mbetur nën rrënojat e objektit të ish hotel Adriatikut po vazhdojnë ende edhepse me vështirësi të mëdha për shkak të natës.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe familjarët e personit që ka mbetur nën rrënoja tash e disa orë.

Policia nuk ka lejuar që të hyjnë brena perimetrit për arsye se objekti rrezikon të shembet edhe më shumë.