Trupi i atij që besohet të jetë Faton Hajrizi, tashmë gjendet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Familjarët e tij kanë qëndruar në IML për disa orë, ndërsa tashmë kanë dalë nga aty.
As avokati i familjes Hajrizi, e as familjarët e tij, nuk janë prononcuar për media gjatë daljes nga IML-ja, raporton Klan Kosova.
Derisa nga pala serbe është konstatuar se personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi, kjo ende nuk është konfirmuar nga ekspertët e Kosovës.
Agron Thaqi, që po e zëvendëson drejtorin e përgjithshëm të IML-së, pritet të dalë para mediave për të dhënë detaje rreth asaj se deri ku kanë shkuar procedurat.
BONUS VIDEO| Zyrtare: Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit, është formuar komisioni për autopsinë







