konflikt

Familja në Librazhd kërcënon se do të hidhen nga pallati

Një familje në Librazhd kërcënon se do të hidhet nga pallati.

BalkanWeb mëson se familja me 5 anëtarë kërcënon se do hidhen nga kati i tetë.

Shkaku dyshohet të jetë konflikti që familja prej 5 anëtarësh ka me fqinjët.

Fqinjët po bëjnë punime në taracën mbi banesën e tyre.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe drejtues të bashkisë për të shtensionuar situatën.