Familja i merr vesh 14-vjeçares lidhjen me burrin e martuar, ajo ndërmerr aktin fatal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Athinë. Sipas mediave vendase, një 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në shina ndërkohë që treni elektrik ishte duke kaluar.

Ngjarja u shënua në stacionin hekurudhor Moschato, teksa ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shpëtuar ishte e menjëhershme, e reja ndërroi jetë në vend.

Motivacioni i vetëvrasjes së 14-vjeçares ishte shpjeguar në një letër që kjo e fundit kishte lënë. Adoleshentja shkruante se kishte qenë në një lidhje me pronarin 43-vjeçar të ushqimores së zonës ku ajo banonte.

Babai i dy fëmijëve ishte i martuar dhe kishte disa kohë që mbante një lidhje jashtëmartesore me të miturën. Së fundmi ai ishte arrestuar për shkak se familja e vajzës e kishte marrë vesh për lidhjen dhe kishte bërë kallëzim në polici. Në letër, e reja kishte shkruar se nuk e përballonte dot faktin se ai gjendej në burg për shkak të saj.

Policia ka raportuar për mediat lokale, se ndaj tij ka prova komprometuese që e provojnë se ai dhe e mitura kishin raport seksual.