Edhe pas 25 vjetësh, ende nuk ka drejtësi për e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçin, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, të cilët u vranë nga Serbia.

Drejtësi për Yllin, Agronin e Mehmetin vazhdojnë të kërkojnë familja e tyre, duke theksuar se tashmë dihen emrat e vrasësve me emër e mbiemër.

“Njëzet e pesë vjet më vonë, dhimbja e vdekjes së Yllit, Agronit dhe Mehmetit është ende e thellë. Drejtësia do të vijë. Ne jemi shumë të sigurt për këtë. Vlastimir Dordeviq dhe Goran Radosavlejviq janë përgjegjës për vrasjet e vëllezërve Bytyqi”, thuhet në reagimin e Familjes Bytyçi

Në reagim thuhet se Qeveria e Serbisë e ka pranuar përgjegjësinë e saj, por që nuk ka marrë asnjë hap për t’i dënuar kriminelët.

“Ata janë gjithashtu përgjegjës për operacionet e fshehjes që vazhdojnë të fshehin më shumë se 1000 krime të luftës. Heshtja e tyre po shkakton dhimbje për qindra familje të tjera që ende nuk dinë fatet e të dashurve të tyre. Në mënyrë private, qeveria serbe e ka pranuar përgjegjësinë e saj për shumë vite. Ata thjesht nuk kanë shtyllën kurrizore për të bërë diçka për këtë”, thuhet në reagim.
Familja Bytyçi ka kërkuar nga Gjermania dhe shtetet e tjera të ndërmarrin hapa konkretë në mënyrë që ky rast ta gjejë drejtësinë.

“Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane duhet të veprojnë. Angazhimi i fushatës së presidentit Biden për të kërkuar ‘përgjegjësi të shpejtë… pa frikë apo favor’ në vrasjet e vëllezërve Bytyqi duhet të përmbushet tani. Gjermania dhe vendet e tjera të përfshira në çështjen e personave të zhdukur duhet gjithashtu të ndërmarrin veprime tani. 25 vitet e fundit i kanë treguar botës se qeveria serbe nuk do ta bëjë këtë vetë. Gjithashtu ka treguar se nuk do të dorëzohemi kurrë”, thuhet në reagim.

Statement from the Bytyqi family, 25 years after the murders of three of their sons by the Serbian government. pic.twitter.com/uiAmzkS7cj

— Bytyqi Brothers (@BytyqiBrothers) July 8, 2024