Familja Aliu goditet edhe nga një tragjedi: Vdes babai i djalit nga Lipjani që u zhduk 4 ditë më parë

Një i ri nga Lipjani është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij tash e katër ditë.

Familjarët kanë thënë se djali i tyre 23-vjeçar ka dalë nga shtëpia tash e katër ditë dhe më nuk është kthyer.

Ndërkohë që familja bën thirrje për ndihmë për ta gjetur djalin e tyre, sot raportohet se familjes Aliu nga Gadimja e Poshtme e Lipjanit i ka ndodhur edhe një tragjedi tjetër.

Kryefamiljari, përkatësisht babai i Shqipdonit 23 vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë, shkruan Reporteri.net.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës. Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ja dhe më e rendë jeta për këtë familje!
Babai i djalit të humbur paska ndêrruar jetë! Sigurisht ka qenë i sëmurë dhe nuk ka mundur ta përballoj edhe humbjen e djalit!

Unë ju shpreh ngushëllimet për këtë rast, ndërsa uroj të gjindet sa më parë ky djalë, nga policia dhe qytetarët!

Labi gjithmonë afër familjeve tona!”, ka shkruar Labi përbri fotografisë së publikuar.

loading…