Një amerikan që Kosovës i dha mbështetje, sidomos për krijimin e ushtrisë, ka vendosur ta lë postin që mbanë.
James Mattis, sekretar i mbrojtjes së SHBA-ve ka dhënë sot dorëheqje.
Ky veprim i tij erdhi pas vendimit të presidentit Donald Trump, që t’i tërheq trupat amerikane në Siria.
Mattis e kishte pritur kryeministrin Ramush Haradinaj në Pentagon dhe aty i kishte dhënë bekimin për Ushtrinë e Kosovës. Me t’u kthyer në Kosovë, Haradinaj i kishte nisur procedurat për shndërrimin e FSK-së ushtri, shkruan Ballkani.info.











