“Fake News”, i dërguari i Trumpit i reagon ashpër raportimeve se SHBA-të përkrahin shkëmbimin e territoreve

Raportimeve se shkëmbimi i territoreve është ende në tavolinë, dhe se kjo ide po promovohet nga i dërguari special i presidentit Trump, Richard Grenell, i është përgjigjur ashpër dhe prerë ky i fundit.

“EUobserver”, ka raportuar gjatë ditës së sotme se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet  ende një zgjidhje e preferueshme në qarqet amerikane.

Po sipas këtyre raportimeve, i dërguari special i Trumpit, Richard Grenell, në kuadër të kësaj zgjidhjeje dëshiron edhe njohje të shpejtë të ndërsjellë mes dy vendeve.

Mirëpo, një lajm të tillë, vetë Grenell e ka quajtur “Fake Neës”.

Përmes një postimi në Tëitter, ai ka thënë se është i fokusuar në ekonomi dhe zhvillim dhe jo në politikë.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur që të pyesni. Unë jam për atë që palët pajtohen. Unë jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politik”, ka shkruar Grenell.