Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu Hertica ka marrë pjesë në tubimin e sontëm të LDK-së, në Shtime. 

Përmes një postimi në Facebook, Aliu shkruan se “të lodhur e të dëshpruar nga fjalët e mëdha e punët e vogla, të lënë mënjanë, qytetarët e Shtimes duan ndryshimin, ata u bën pjesë e ndryshimit”.

Postimi i plotë i Aliut:

Pas Prishtinës, Vitisë e Pejës, me Turneun e Ndryshimit vazhduam në Shtime.

Atmosferë e jashtëzakonshme, pritje e veçantë, entuziazëm i madh!

Të lodhur e të dëshpruar nga fjalët e mëdha e punët e vogla, të lënë mënjanë, qytetarët e Shtimes duan ndryshimin, ata u bën pjesë e ndryshimit.

Bëhu ndryshimi – është thirrja jonë në çdo qytet, e në çdo fshat, që bashkërisht ta bëjmë atë e ta ndjejë secili.

Askush nuk di e nuk mundet më mirë se LDK-ja ta bëj ndryshimin dhe kryeministri në ardhje i Republikës së Kosovës, Lumir Abdixhiku!

Shihemi nesër në Llap!

Bashkohuni me ne, bëhuni ndryshimi!