Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu ka thënë se sot në 80-vjetorin e lindjes, kujtojmë e nderojmë arkitektin e pavarësisë së Republikës sonë, Presidentin tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Postimi i plotë i Aliut:
Sot në 80-vjetorin e lindjes, kujtojmë e nderojmë arkitektin e pavarësisë së Republikës sonë, Presidentin tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Aq fuqishëm sa besoi e punoi ai për lirinë dhe pavarësinë, qytetarët e vendit i besuan atij.
Besim i palëkundur, besim i bazuar në vlera, që ruhet edhe sot, ndaj Tij e ndaj veprës së Tij.
Me fjalë pak e me punë shumë, Lider unifikues që çmonte secilin, Ibrahim Rugova u bë dhe mbeti i papërsëritshëm.
Sot, Republikës i duhet një politikë e tillë vizionare e largpamëse më shumë se kurrë, e mbi të gjitha i duhet një filozofi politike Rugoviane!








