FaceTime ka një problem serioz që duhet ta dini

Apple ka çaktivizuar funksionin e thirrjeve në grup në FaceTime pasi zbuloi një problem të rrezikshëm sigurie.

unksioni do të jetë përkohësisht i padisponueshëm gjer në zgjidhjen e problemit.

Dobësia e sigurisë ishte e pazbuluar deri ditën e Hëne dhe aktivizohet sapo përdoruesit nisë një bisedë në grup.

Apple ka premtuar një zgjidhje permanente në ditët në vijim me anë të një përditësimi.

Problemi u shfaq kur funksioni mori kohë të mbërrinte në iOS me FaceTime. U shtua dhe u hoq në versionin beta të iOS në Gusht.

Funksioni mungoi kur iOS 12 debutoi por u rikthye në Tetor me iOS 12.1. Apple asnjëherë nuk dha informacion për këto vonesa.