Facebook rimendon planet e kriptomonedhës Libra

Google është duke rimenduar planet për lançimin e kriptomonedhës Libra pas rezistencës nga autoritetet regullatore në disa vende të botës.

Tani kompania është duke konsideruar një sistem me versione dixhitale të monedhave tradicionale përfshirë dollarin dhe euron sipas Bloomberg dhe The Information.

Libra Association, të cilën Facebook e themeloi për të krijuar monedhën, do të vijojë punën tregonin raportet.

Plani përfshin Libra mësohet të ketë thënë kompania. Portofoli dixhital i rrjetit social do të debutojë në Vjeshtë sipas raportimeve.

Por kompania tha se Facebook mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj projektit. Facebook në Qershor të vitit të kaluar tha se do të lançon një kriptomonedhë të quajtur Libra me synimin për ti bërë pagesat dhe transfertat më të lehta, të shpejta dhe më pak të kushtueshme.

Disa prej partnerëve të kompanisë në këtë projekt janë Lyft, Spotify, Shopify por emra të tjerë të profilit të lartë si Visa dhe MasterCard janë tërhequr pasi ideja u kritikua nga autoritetet.

Në Tetor ekonomitë më të mëdha në botë paralajmëruan se kriptomonedhat si Libra përfaqësojnë një rrezik real për sistemin global financiar. Franca është shprehur se kërcënon sovranitetin e qeverive ndërsa të tjerë thonë se mund të përdoret për pastrim parash.