Gjigandi

Facebook merret në pyetje nga rregullatorë të 26 bankave qendrore në lidhje me Libran

Autoritetet rregullatore Evropiane do të marrin në pyetje Facebook ditën e Hënë rreth kriptomonedhës Libra lidhur e shqetësimet e shprehura nga qeveritë e Bashkimit Evropian rreth kërcënimeve që përbën kjo monedhë dixhitale ndaj stabilitetit financiar raportoi Financial Times.

Zyrtarë të 26 bankave qendrore, përfshirë Rezervën Federale Amerikane dhe Bankën e Anglisë do të takohen me përfaqësues të Libra në Basel ditën e Hënë.

Themeluesit e Libra janë ftuar për tu përgjigjur disa pyetjeve rreth dizajnit dhe shtrirjes së kriptomonedhës.

Vende si Franca dhe Gjermania ka kritikuar publikisht projektin Libra të gjigandit të medias sociale të cilin e shohin si kërcënim për sovranitetin e vendeve të BE-së.

loading…