Facebook do të punojë në identifikimin dhe largimin e videove me fytyra të manipuluara (VIDEO)

Rrjeti social Facebook, do të ketë rregulla të reja për të ashtuquajturat deepfake.

Mark Zuckerberg ka thënë se kompania është duke punuar, për të identifikuar dhe larguar videot me fytyra të manipuluara, që janë realizuar me ndërhyrjen e inteligjencën artificiale.

“Duhet që së pari të identifikojmë, nëse është deepfake dhe thotë diçka, që protagonisti nuk e ka thënë kurrë. Tashmë një ekip është duke punuar në këtë drejtim, duke larguar të gjitha materialet, me ndërhyrje” ka thënë Zuckerberg.

Mirëpo, kreu i Facebookut, ka thënë se ka shumë raste, kur në video largohen disa pjesë, duke ia humbur përmbajtjen e vërtetë, që në fakt nuk janë deepfake, megjithëse edhe ato pritet të largohen.

Si viktimë e këtij manipulimi ka qenë edhe Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtëpinë e Bardhë, manipulimet e fytyrës së të cilës, Facebook nuk i largoi për një kohë.

Megjithëse intervistën e saj e kishin bërë që të dukej sikur ishte e dehur, rrjet social nuk e largoi për një kohë, derisa u vendos se është deepfake dhe u ngadalësua shpërndara në News Feed.

Në fillim të muajit, dikush e kishte manipuluar edhe fytyrën e Zuckerberg, ndërsa Facebook vendosi të mos e largonte materialin.