Evertoni triumfon ndaj Chelseat pas gabimit të portierit

Evertoni ka mposhtur Chelsean në Premier League për t’ia prishur serinë pozitive. Skuadra e Carlo Ancelottit arriti të marrë tri pikë të plota në xhiron e 12-të duke fituar me rezultat minimal 1:0.

Gylfi Sigurdsson realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 22-të pas gabimit të portierit Mendy.

Në tabelë, Chelsea ka 22 pikë pas 12 ndeshjeve në pozitën e tretë dhe ngelet prapa Tottenhamit e Liverpoolit që prijnë me nga 24 pikë secila. Evertoni ka 20 pikë në pozitën e shtatë.