“Europa s’po ndryshon”, Rama në Austri: Kosovarët nën regjimin barbar lëviznin lirshëm, me çlirimtarët janë peng

Nga Austria ku po merr pjesë në “European Forum Alpbach” kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj BE-së në ;lidhje me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Nuk është pozicion interesant, pasi ne duam të jemi dhe në BE. Po punojmë për këtë. Por sigurisht është një mënyrë për ta parë si interesante. Mënyra se si i kupton gjërat, është se kjo luftë po sfidon vetë themelet e shoqërive tona në anën perëndimore. Çështja e vërtetë nuk ka të bëjë me sa të zgjon lufta, se bombat të zgjojnë, por se sa rezistente mund të jetë perëndimi. Ti heqësh nga tryeza shampanjën dikujt që është mësuar të pijë atë, duket më e dhimbshme se sa ti marrësh nga tryeza dikujt që nuk është mësuar ta hajë atë. Çështja është rezistenca. Ju cekët pak në hyrjen tuaj, se si emocionet dhe solidariteti i muajve të parë, duket se është më pak entuziast. Pasi jeta e përditshme nuk është e lehtë. Kjo do të sfidojë jo vetëm BE, por themelet. Nuk e shoh europën të ndryshojë në asnjë lloj mënyre. Në rregull më shumë solidaritet, më shumë takime, por Europa është e mirë për të bërë takime. Por çështja është se si vetë Europa po ndryshon. Nuk duket se po ndryshon. Është incerci me një lufte ku nga një anë janë ruset, e nga një anë Ukraina dhe Amerikant që po japin mbështetje dhe Europa po bashkohet me këtë mbështetje. Nuk është diçka e tillë si Europa.

Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha, fuqitë demokratike nga një regjim barbar. Nën regjimin barbar ata mund të lëviznin lirisht në Europë. Me çlirimtarët janë peng. S’mund të lëvizin lirisht. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë, dhe që janë në moshë madhore mund të shkonin në Gjermani, të vinin në Austri, fëmijët e tyre jo, se nuk ka liberalizim të vizave. Ç’është ky regjim? Për të hyrë në Ballkanin Perëndimor, duhet të hysh në BE. Ky realitet nuk trajtohet në mënyrën e duhur politikisht. Nga ana tjetër ka tensione, Mitrovica, jo Mitrovica..Askush se mendon; jepuni këtyre njerëzve lirinë të lëvizni. Le të ketë më shumë dialog konstruktiv. BE shndërrohet në një katedër e pafuqishme shtetesh.”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, kreu i qeverisë tha se nuk po e sheh Europën të ndryshojë.

“Nuk e shoh Europën të ndryshojë. Çështja është sesi vetë Europa po ndryshon dhe nuk duket sikur po ndryshon ne asnjë farë mënyre. Është një lloj inercie midis një lufte ku nga një anë janë rusët dhe nga ana tjetër Ukrainas, dhe amerikanët që po japin një mbështetje të madhe, ndërsa Europa po bashkohet. Në fund të fundit nuk janë të gjtha premisat për të qenë optimist.

Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama.

Vijon…