Europa League: Myrto Uzuni shënon gol fantastik ndaj Betis (Video)

Myrto Uzuni vazhdon të tregojë që është një super sulmues dhe bën diferencën te Ferencvarosh. Sulmuesi kuqezi sapo ka shënuar pak më parë në Europa League në sifdën naj betis.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh me anë të francezit Fekir, ndërsa vendasit barazuan me Myrto Uzunin në fund të pjesës së parë. Beratasi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Betis dhe e dërgoi topin në rrjetë me një ekzekutim me shumë klas dhe stil.

Ferencvarosh është në grup me Betis, Leverkusen dhe Celtic, dhe momentalisht renditet në vendin e tretë me 1 pikë. Kujtojmë që Myrto shënoi edhe të dielën e kaluar në kampionat në fitoren e Ferencvarosh 3-1 në shtëpi ndaj Ujpest.