Eurodeputeti: Vuçiqi e shfrytëzon BE-në si bankomat pastaj e refuzon

Eurodeputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka njoftuar se i ka dërguar pyetje Komisionit Evropian (KE) për të shpjeguar siç ka thënë ai Politikën e pakuptueshme të Serbisë”.

Reuten në një postim rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  po përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës.

“Sot, i kërkova Komisionit Evropian (KE) të shpjegojë politikën e saj të pakuptueshme ndaj Serbisë. Vuçiqi përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, shtoi eurodeputeti.