Eurodeputeti qipriot, Takis Hadjigeorgiou, e ka lexuar në mënyrë ironike në Parlamentin Evropian fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të lexuar dje në mbledhjen e dy qeverive shqiptare në Kosovë, transmeton Ballkani.info.
Kryeministri Rama ka folur dje për “Bashkimin Shqipëri-Kosovë në 2025” dhe dyfytyrësinë e Bashkimit Evropian, bashkë me “qëndrimin me tri fytyra të Serbisë”.
Eurodeputeti qipriot, Takis Hadjigeorgiou, pas ironizimit me fjalimin e Ramës, i ka kërkuar sqarime Taulant Ballës në takimin e nivelit të lartë që po zhvillohet në Parlamentin Evropian.
Megjithatë, Balla i është kundërpërgjigjur ashpër, duke i thënë se Serbia duhet të çlirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe të pranojë realitetin e ri të pakthyeshëm, duke njohur pavaresinë e Kosovës.
Për më tepër, Balla i ka kërkuar edhe shpjegime eurodeputetit qipriot lidhur me eurodeputeten Eleni Theocharous, e cila kishte marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Kaçifas, ku më pas u shpall edhe “non grata” nga Shqipëria.
