Eurodeputeti Mandl për votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën: Vendim i vonuar

Eurodeputeti holandez, Lukas Mandl, e ka quajtur të vonuar vendimin për votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e Këshillit të Ministrave të BE-së, të cilat e votuan këtë rezolutë në lexim të parë.

Mandl, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se megjithatë ka arsye për t’iu gëzuar këtij lajmi.

“Kjo është shumë e vonuar. Kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE”, ka shkruar ai.

“Ne duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve. #Kosovo #Kosova”, përfundoi eurodeputeti holandez.