Eurodeputeti Mandl: Kërkoj falje që nuk mund të flas shqip

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.

Pas kësaj, ata janë deklaruar për media, për të treguar gjërat që kanë diskutuar bashkë.

E në këtë konferencë Mandl ka shprehur kënaqësinë që gjendet në Kosovë.

Ai gjithashtu ka kërkuar falje që nuk është njohës i Gjuhës Shqipe, përcjell Klankosova.tv.

Mandl gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Është kënaqësi për mua të jem në Kosovë, më falni që nuk flas Gjuhën Shqipe. Kosova siç dihet është vendi më i ri në Evropë dhe populli më i ri Evropë është i mbyllur, nuk mund të lëviz lirshëm”, është shprehur ai.